Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Kurrë nuk do ta harroj zotimin tim për drejtësi

nga E.Bullaku14 prill 2022

Sot në Kosovë shënohet dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka thënë se bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99.
“Një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer. Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi.”, ka shkruar Krasniqi – Goodman në Facebook.
Krasniqi – Goodman mori vëmendjen e mbarë opinionit, kur rrëfeu historinë e saj të trishtë të dhunimit nga serbët gjatë luftës në Kosovë, teksa zëri dhe dëshmia e saj u dëgjuan deri edhe në Këshillin e OKB-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →