Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Le të frymëzohemi nga kjo festë që të jemi më të përkushtuar ndaj atdheut tonë

nga Venera Grabanica6 qershor 2025
Krasniqi: Le të frymëzohemi nga kjo festë që të jemi më të përkushtuar ndaj atdheut tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në postimin e tij, Krasniqi ka shkruar që le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë.

“E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë.” (Surja El-A’raf) Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe. Uroj që këto vlera të na udhëheqin në familje, në shoqëri, në vendimmarrje dhe në jetën tonë të përditshme.Sot, kur shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet dhe mirëbesim, le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar Krasniqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →