Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Liria jonë do të jetë e plotë kur gjenocidi serb të dënohet

nga Miranda Beqaj15 janar 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka përkujtuar viktimat e masakrës së kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.
Krasniqi ka shtuar se liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka kujtuar me dhembje 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët 23 vite më parë u masakruan pamëshirshëm nga policia dhe ushtria serbe.
”Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë. Në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë. Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e masakrës së Reçakut”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →