Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Me numrin 191, PDK është gati për fitore

nga Gentrita Xhemajli4 shtator 2025
Krasniqi: Me numrin 191, PDK është gati për fitore

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 191.

Kryetari i saj, Memli Krasniqi ka thënë se PDK në këto zgjedhje do t’ua sjell komunave modelin e qeverisjes “Ma mirë”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook Krasniqi tha se PDK është gati për fitore.

“Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →