Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Nëse vërtetë LVV e do Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, e votojmë

nga B G26 gusht 2025
Krasniqi: Nëse vërtetë LVV e do Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, e votojmë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një konferencë për media para seancës së Kuvendit tha se kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.

“Kërkesa jonë edhe sot ashtu siç ishte edhe pardje por që na u pamundësua në mënyrë arbitrare është që të takohemi me grupet parlamentare , ne nuk kemi nevojë për konsultë mes nesh sepse qëndrimi jonë është i qartë, por arsyeja ka qenë të takohemi me grupet tjera për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe para së gjithash për të u siguruar që LVV-ja vërtetë është e sigurtë që nuk dëshirorin ta japë një kandidat më të denjë më të përgatitur dhe së paku më të duhur për të qenë kryetar i Kuvendit.”, tha Krasniqi.

Më tej ai nuk e përjashtoi se mund ta votojnë Bashën, por sipas tij duan të jenë të sigurtë nëse vërtetë Vetëvendosje e do atë në këtë pozicion.

Mënyra se si e kanë propozuar , në mënyrë tendencozise, befasuese nuk ishte mënyra për ta zgjedhur vërtete, ishte taktizim për të treguar se po dëshrirjojnë ta testojnë qëndrimin tonë. Megjithatë ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë se votojmë një kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë është për të iu thënë LVV-së që a jëni të sigurtë që dëshironi ta degradoni nivelin e përfaqësimit të Kuvendit të Kosovës duke vendosur një kandidat që për mendimin tonë as uk është i duhuri e as nuk i plotësojnë kriteret bazike për të qenë kryetar i Kuvendit, megjithatë nëse LVV vërtetë e konsideron se Dimal Basha apo një i tillë është kandidati më i mirë që e kanë për këtë pozicion dhe që i përfaqëson qytetarët e Republikës së Kosovës ne do ta votojmë edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron. “, tha Krasniqi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →