Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Krasniqi një hap larg medaljes së bronztë në Evropian

nga Kaltrina Berila29 prill 2022

E arta olimpike, Distria Krasniqi e ka hapur fazën e repesazhit të Kampionatit Evropian të xhudos “Bulgaria 2022” me fitore.
Pas eliminimit në raundin e tretë nga xhudistja franceze Amandine Buchard, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur ta mposht në fazën e repesazhit Fabienne Kocher të Zvicrës,
Krasniqi, është një fitore larg medaljes së bronztë të Evropës për vitin 2022, ku për këtë medalje do të luftojë me xhudisten gjermane Mascha Ballhaus.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi regjistroi dy fitore, ku raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti xhudisten nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, në raundin e tretë pësoi humbje nga Buchard, ndërsa repesazhin e filloi me fitore kundër zviceranes Fabienne Kocher.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →