Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi pas arrestimit të Molliqajt: Era shtet diktatorial

nga Egzona Mehmeti1 shkurt 2022

Frashër Krasniqi sonte ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka theksuar se ndaj Molliqajt as fletarrest nuk ka.
“60 policë të njësisë speciale për me e arrestu Dardan Molliqajn për të cilin as fletarrest nuk ka. Ndërkohë kryepolici Xhelal Sveçla e ndjekë live aksionin e policisë, sikur të ishte duke u arrestuar ndonjë terrorist shumë i rrezikshëm. Era shtet diktatorial.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar sonte nga Policia e Kosovës. Ai është arrestuar derisa ishte duke shkuar në një emision televiziv.
Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë.
Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës. Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →