Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine

nga Kaltrina Berila13 qershor 2017

Ai thekson se politika është  art i së mundshmës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se politika nuk është art i dëshirave që kapet pas vogëlsirave, por art i së mundshmes.

“Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!”, ka thënë Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Sipas tij integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të “parëve” të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit.

“A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim! Unë do të doja të besoja?! Me gjithë atë, le të shpresojmë!”, ka shkruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →