Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve

nga B G31 tetor 2025
Krasniqi: Rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se u bë e qartë se askush nuk mund të krijojë shumicën parlamentare, bazuar në legjistraturën aktuale, përcjell portali rtv21.tv

“Së paku 52 deputet të përfaqësuar katër kryetarë të partive shqiptare dhe disa të partive minoritare edhe në takim e kanë bërë të qartë se nuk kanë pjesë e asnjë shumica, gjë që matematikisht e bën të pamundur arritjen e shumicës së re parlamentare dhe besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që sot edhe presidentja e vendit të vinte me një konkludim të tillë dhe pastaj të vepronte në drejtime të shpalljes së zgjedhjeve të cilat deshtëm a po nuk deshtëm janë të imponuara, në fakt për një situatë të tillë ka muaj që si PDK kemi diskutuar dhe paralajmëruar, por në këtë moment rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve”, u shpreh ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →