Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Shpallja e pavarësisë suksesi ynë më i madh historik

nga Venera Grabanica22 korrik 2023
Krasniqi: Shpallja e pavarësisë suksesi ynë më i madh historik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), Memli Krasniqi në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës ka thënë se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet sakrifica e madhe ndër breza të popullit dhe lufta e shenjtë e çlirimtare e UÇK-së.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”,  ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Janë bërë 13 vjet kur 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare. Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky vendim mbetet thirrje për vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →