Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi për qeverinë e re: Nëse s’mundet Kurti, mundet Hamza

nga Kaltrina Berila11 prill 2025
Krasniqi për qeverinë e re: Nëse s’mundet Kurti, mundet Hamza

Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.

Ai theksoi para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë, kreu i PDK-së ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

“Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që në një rast që i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurti, si i pari në këto zgjedhje, me na ftuar neve për me mandatau. Ne e kemi të mandatuar Bedri Hamzen. Jam i bindur që është përtej një figure partiake politike, një figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike dhe qytetarë në përgjithësi, pa dallim të votave që i kanë dhënë më 9 shkurt. Kishim me arrit me i vendos interesat e vendit përtej interesave dhe kërkesave partiake që mund t’i kenë partitë”, deklaroi kreu i PDK-së.

Krasniqi ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë kryetarin e Kuvendit nga VV-ja.

“Nuk është nevoja me votu gjithësesi na, sepse Kuvendi asnjëherë s’ka pas telashe për konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit. Më 15 na takon me u propozu kryetari i Kuvendit edhe me vazhdu. Pse me ja dhanë votat e PDK-së pra edhe nëse ne se kemi votu kryetari është votu kështu që janë bë 61 vota. Duhet pasur respektim të qytetarëve e të Kushtetutës”, tha ai.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →