Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krejt çka u tha në takimet e senatorit Reed me krerët e shtetit

nga B G9 gusht 2023
Krejt çka u tha në takimet e senatorit Reed me krerët e shtetit

Mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës në vitin 1999 për çlirim dhe pavarësim, ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu ka deklaruar senatori amerikan Jack Reed gjatë vizitës që pati në Kosovë.

“Senatori Reed u shpreh falënderues për mikpritjen. Ai veçoi vendimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për strehimin e qytetarëve afganë, duke shprehur mirënjohjen e tij. Ndër të tjerash, tha se mbështetja ndaj Kosovës në vitin 1999 ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që vlerësoi progresin që ka arritur Kosova dhe dha mbështetjen e tij për rezultatet pozitive.”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate pas takimit që Reed ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin edhe përmes një postimi në Twitter, derisa ka thënë se e ka falënderuar Reed pasi Kosova është përfshirë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.

”Një kënaqësi e madhe për të pritu @SenJackReed sot. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme të për vendin tonë si dhe përfshirjen më të fundit të Kosovës në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u mundëson ushtarëve tanë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Reed është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kjo e fundit e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Osmani ka thënë se SHBA-ja “nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës”, duke duke shtuar se populli kosovar është “më proamerikan në Evropë dhe në botë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →