Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kremlini dënon komentin e Bidenit për gjenocid

nga E.Bullaku13 prill 2022

Kremlini e ka quajtur të papranueshëm përshkrimin e presidentit amerikan, Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë, si gjenocid.
Biden ka thënë se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse.
Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid – i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish, në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.
“Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →