Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kremlini: Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën për “neutralitetin”

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2022

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, raporton agjencia zyrtare ruse e lajmeve RIA Novosti.
Por ai tha se kjo do të duhej të kishte të bënte me deklarimin e një “statusi neutral” të Ukrainës – që do të përfshinte “çmilitarizimin”.
Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.
Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet mbi këtë bazë, transmeton rtv21.tv.
Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014.
Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje.
Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →