Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krerët e koalicionit mblidhen në Presidencë

nga Kaltrina Berila31 janar 2019

Krerët e shtetit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje, por kësaj radhe në presidencë

Në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi po mbahet një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin.

Së fundmi krerët e shtetit kanë pasur mosmarrëveshje rreth taksës ndaj produkteve serbe. Kryeministri Haradinaj po refuzon të heq taksën prej 100 për qind, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA-së.

Paradite, në Presidencë, krerët e shtetit kanë takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →