Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kreu i USAID-it vjen në Kosovë

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2019

Pritet të takohet edhe me liderët e subjekteve politike

Administratori i Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Mark Green prej sot deri të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.

Në Kosovë, Green pritet të takohet me liderët e partive politike për të diskutuar për punën e vazhdueshme të USAID për promovimin e qeverisjes së përgjegjshme dhe luftimin e korrupsionit.

Po ashtu, ai do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit “Nxitjet e Efiçencës Energjetike” i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. Kjo ngjarje është paraparë për të martën.

Administratori i Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar pritet të takohet me përfaqësues të organizatave joqeveritare, shoqërinë civile dhe të rinjtë nga komuniteti serb i Kosovës dhe gratë sipërmarrëse.

Mark Green për vizitë ishte në Gjermani dhe Shqipëri, pas Kosovës do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →