Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi

nga Kaltrina Berila7 korrik 2025
Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, duke detyruar klubin zikaltër të riorganizojë ndjeshëm repartin e mesfushës. Sipas raportimeve nga Sky Sport, mesfushori shqiptar ka zgjuar interesim nga Spanja, konkretisht nga skuadra e Betis Sevilla.

Ish-lojtari i Empolit është një nga emrat që po monitorohen nga klubi andaluzian në këtë afat kalimtar. Edhe pse Asllani e ka theksuar disa herë se është tifoz i Interit, hapësirat e kufizuara si titullar në dy sezonet e fundit mund ta shtyjnë të kërkojë një ambient të ri, ku të ketë më shumë mundësi për t’u shprehur dhe për të treguar vlerat e tij në fushë./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →