Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Krushqit rrihen me tavolina e karrige, nusja e dhëndri ikën në muajin e mjaltit

nga Kaltrina Berila7 mars 2023
Krushqit rrihen me tavolina e karrige, nusja e dhëndri ikën në muajin e mjaltit

Një skenë e paprecedentë është regjistruar së fundmi në një dasmë në Pedik të Stambollit, ku familjarët e dhëndrit dhe ata të nuses janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, duke lënë disa persona të lënduar.
Gjithçka ka nisur pas mosmarrëveshjes për këngën dhe vallen që do të kërcehet në sallë, ku debati verbal ka kaluar në grushte, shkelma por, nuk munguan as karriget e tavolinat.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat ndërhynë në kohë.
Një numër dasmorësh përfunduan në polici, ndërsa ambulanca ka marrë të plagosurit e i ka dërguar në spital.
Por, kjo nuk e pengoi nusen dhe dhëndrin që të shkojnë për muaj mjalti, ndërsa familjet vijojnë ankesat ndaj njëra-tjetrës, ku secila palë fajëson tjetrën për sherrin masiv./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →