Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryediplomati britanik: Kam kërkuar që KFOR-i të jetë më i fortë e më i guximshëm

nga B G1 maj 2024
Kryediplomati britanik: Kam kërkuar që KFOR-i të jetë më i fortë e më i guximshëm

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë Bashkuar, David Cameron, gjatë raportimit në Dhomën e Lordëve, foli edhe për Kosovën.

Cameron u pyet nga ish-sekretari i NATO-së, Lord Robertson, rreth pranisë ushtarake në rajon.

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron e përmendi vizitën që kishte pasur në Kosovë dhe takimet me KFOR-in.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i thashë se mendoj se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm. Ne kishim nevojë, siç e mbani mend, për të hequr kufizimet nga disa prej trupave të ndryshme nga kombe të ndryshme që ata kanë atje”, tha ai, transmeton videon e mbledhjes The Indepedent.

Cameron theksoi po ashtu se e roli i Anglisë në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë, por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →