RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kryeministri irakian viziton Arabinë Saudite

nga RTV2119 qershor 2017

Vizita e Abadi  në Arabi vjen në një kontekst tensionesh mes Mbretërisë sunite dhe Iranit

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi arriti sot për vizitë në Arabinë Saudite, në kohën kur dy shtetet po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe në kulmin e tensioneve me Katarin.

Adadi mbërriti gjatë pasdites në Jeddah, në Detin e Kuq, ku u prit në mënyrë zyrtare, raporton AFP.

Vizita e Abadi vjen në një kontekst tensionesh mes Mbretërisë sunite dhe Iranit, kundërshtarit të saj rajonal, ku marrëdhëniet u ndërprenë që prej janarit 2016.

Tensioni rajonal është thelluar me ndërprerjen më 5 qershor nga ana e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrein të marrëdhënieve të tyre me Katarin, i akuzuar për mbështetje të grupeve terroriste dhe të afrimit me Iranin.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →