Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kryeministri ukrainas mbërrin në Kanada

nga Kaltrina Berila11 prill 2023
Kryeministri ukrainas mbërrin në Kanada

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal mbërriti në Kanada të martën përpara një takimi me homologun e tij kanadez Justin Trudeau, sipas llogarisë së tij zyrtare në “Twitter”.

Shmyhal tha se Kanadaja ishte ndër vendet e para që “qëndroi me Ukrainën” dhe të dy qeveritë “po përgatisin marrëveshje të reja për të forcuar stabilitetin makro-financiar dhe ekonomik të Ukrainës”.

Në një intervistë me gazetën kanadeze “Globe and Mail” javën e kaluar, Shmyhal tha se do të kërkonte municion dhe automjete të blinduara rëndë.

“Është shumë e rëndësishme për organizimin e kundërsulmimit tonë”, tha ai për Globe./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →