Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kryeministrja daneze flet pasi e sulmuan: Jam e tronditur…

nga Kaltrina Berila9 qershor 2024
Kryeministrja daneze flet pasi e sulmuan: Jam e tronditur…

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është deklaruar për media pas sulmit ndaj saj.

Përmes një mesazhi në Instagram, Frederiksen tha se është mirë dhe falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe mesazhet.

“Jam e pikëlluar dhe e tronditur nga ngjarja e djeshme, por jam mirë. Kisha nevojë për “paqe dhe qetësi” dhe për të qenë me familjen time.

Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës.

Ajo u bë kryeministre në vitin 2019 pasi mori drejtimin e partisë së qendrës së majtë katër vjet më parë. Kjo e bëri atë kryeministren më të re në historinë daneze.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →