Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryesia sot cakton datën e seancës për votimin e qeverisë

nga E.Bullaku31 janar 2020

Kërkesë e Kurtit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 09:00, me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit.

Sipas afatit kushtetues, Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →