🇽🇰 Kosova
Kryesia sot në rend dite organizimin e seancës së përbashkët të Kuvendit Kosovë-Shqipëri
nga Kaltrina Berila16 dhjetor 2024
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mblidhet kryesia.
Në rend të ditës sipas njoftimit për media do të jetë organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.











