Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kryetari i bashkisë së Mariupolit u kërkon banorëve të evakuohen

nga Egzona Mehmeti20 prill 2022

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko ka njoftuar se korridoret e evakuimit midis Mariupol-it dhe Zaporizhzhia-s do të hapen nga ora 14:00 me orën lokale (11:00 GMT).
Boychenko u shpreh se banorët do të jenë në gjendje të hipin në autobusë nga rruga Taganrogskaya e qytetit dhe ata gjithashtu do të ndalojnë pranë fabrikës së çelikut Azovstal, ku janë strehuar ushtarët ukrainas dhe bulevardit Shevchenko, shkruan BBC.
Boychenko tha “gjatë këtyre ditëve të gjata dhe tepër të vështira, ju mbijetuat në kushte çnjerëzore. Ju ishit në një vakum informacioni, pa akses në asnjë informacion”.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se plani i evakuimit do të përfshijë një korridor humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →