Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryetari i Deçanit reagon pas arrestimit të tre personave për vrasjet në Gllogjan

nga B.K11 dhjetor 2021

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor, në Gllogjan të Deçanit.
Ramosaj ka inkurajuar organet e rendit, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan! Uroj që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →