Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryetari i Skënderajt: Pas gjithë këtyre reshjeve, SHYQYR asnjë jetë e humbur!

nga Kaltrina Berila19 janar 2023
Kryetari i Skënderajt: Pas gjithë këtyre reshjeve, SHYQYR asnjë jetë e humbur!

Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshimeve në Skënderaj, kryetari i Komunës, Fadil Nura ka thënë se deri më tani janë evakuuar mbi 100 familje të cilat ishin në rrezik. Ndërsa, ka apeluar të gjithë qytatarët që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur.
“Pas gjithë këtyre reshjeve, vërshimeve dhe kësaj fuqie përballë secilës jemi të pafuqishëm, SHYQYR asnjë jetë e humbur! Për këtë meritat u takojnë qytetarëve, ekipeve të Shtabit Emergjent, Shërbimit të Zjarrfikësve, FSK-së, Klubit Off Road Drenica dhe të gjithë atyre që na ndihmuan t’i evakuojmë mbi 100 familje të cilat ishin në rrezik! Lus të gjithë qytetarët e komunës sonë, që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur, pasi informacionet flasin për reshje të sërishme”, ka shkruar Nura.
Sot në Skënderaj dhe në Mitrovicë është shpallur gjendje emergjente./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →