Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryetarja e Gjykatës Speciale më 7 shtator në Kosovë

nga Egzona Mehmeti25 gusht 2021

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën me 7 shtator, kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara.
Trendafilova dhe Donlon, siç është bërë e ditur, do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, është bërë e ditur në komunikatë./kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →