Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq

nga Gentrita Xhemajli23 janar 2026
Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq

(Lajm i përditësuar)


Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq

109 persona janë të ndaluar për veprat penale të falsifikimit të rezultateve dhe për presion e për dhënie e marrje të ryshfetit, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu pas operacionit policor lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë.

“Duhet ta dinë nga ky moment, nga kjo datë, edhe herëve të tjera që kushdo që guxon t’i futë duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, njëjtë siç po ballafaqohen sot një pjesë e madhe”, tha Kryeziu në konferencën për media, derisa paralajmëroi se nuk ka përfunduar gjithçka me numrin e këtyre të arrestuarve.


Kryeziu: 4 partitë më të mëdha kanë manipuluar me të preferuarit e tyre në QKN

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me aksionin për mashtrimin e votave në këtë qytet, aksion ky që rezultoi me rreth 100 persona të arrestuar tha se katër subjektet më të mëdha politike kanë manipuluar me vota duke i dërguar të preferuarit e tyre.

Teksa shtoi se diferenca e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota.

Kryeziu bëri të ditur se në rajonin e Prizrenit, vetëm një klasë (vendvotim) nuk janë gjetur keqpërdorime.

“Janë shtuar hiq më pak se 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota, po flasim për një organizim, dashje direkte për ta përmbysur rezultatin edhe për përmbytje të vullnetit të qytetarëve. Do të ishte e pamundur të ndryshoheshin të gjitha këto vota, po të mos kishte kompromis të gjithë komisionerëve, atyre që kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike në Republikën e Kosovës i kanë dërguar të preferuarit e tyre, dhe ata kanë menduar që larg syve të institucionit të sigurisë dhe drejtësisë mund të manipulojnë dhe të ia dalin pa të keqe”, tha Kryeziu në konferencën për media.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →