Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryeziu: LDK-ja nuk po e refuzon LVV-në për bashkëpunim, por Abdixhiku

nga Venera Grabanica10 korrik 2025
Kryeziu: LDK-ja nuk po e refuzon LVV-në për bashkëpunim, por Abdixhiku

Deputetja e LVV, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se zgjidhja e bllokadës po konstituimin e Kubendit është tek reflektimi i subjekteve të ish-opozitës për të cilët thonë se po shkojnë në Kuvend 48 orë duke mos marrë pjesë në votim për krijimin e komisionit për votim të fshehtë. Në një intervistë për rtv21 deputetja Kryeziu ka thënë se janë të interesuar për bashkëpunim me partitë politike për konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, LDK-ja nuk i ka refuzuar për bashkëpunim, por kryetari i këtij subjekti politik Lumir Abdixhiku.

‘’Nuk mendoj se LDK-ja po refuzon, unë mendoj se Lumir Abdixhiku po refuzon. Është kryetar i subjektit, por vendimet e tilla merren në diskutime të brendshme me strukturën edhe varësisht prej qëndrimeve dhe pozicioneve të tyre merret edhe vendimi. Unë nuk mendoj se është refuzim i LDK-së  por i Lumir Abdixhiku i cili nuk ka shtrirë debat të brendshmë për të parë se cili është opinioni. Ne kemi parë mjaftueshëm figura të ndryshme të LDK-së të cilët publikisht janë kundër vendimit që zoti Abdixhiku ka marrë për të mos diskutuar për arritjen e një marrëveshje politike me LVV-në”, tha Kryeziu.

Deputeja e LVV-ja thotë se nëse krijohet komisioni për votim të fshehtë ka disa deputetë jo vetëm të LDK-së por edhe të partive të tjera që do të votonin për Albulena Haxhiun që të zgjedhet  kryetare e Kuvendit.

‘’Unë e di që brenda Kuvendit mund të ketë  deputetë të cilët gjatë votimit të fshehtë mund të votojnë pro konstituimit të Kuvendit, pra pro kandidates tonë për kryeparlamentare, Albulen Haxhiu. Nuk do të thotë që ata janë vetëm nga LDK-ja, por mund të jenë edhe nga subjektet e tjera politike. Lë të na ipet mundësia që të na provojnë me votim të fshehtë sepse kemi ngecur në një  procedur që nuk ka fare kuptim’’, tha ajo.

Deputetja Kryeziu thotë se LVV-ja refuzon të bashkëpunoj me PDK-në.

‘Mendojmë se PDK-ja ka ende kohë dhe nevoj që të qëndrojë në opozitë sepse mendojmë se ka ende nevoj të reformohet nga brenda në mënyrë që të diskutohet një gjë e tillë nëse mund të diskutohet në të ardhmen. Ne nuk mund të bashkëpunojmë me një subjekt politik në mesin e të cilëve në Kuvend sot i ke ende deputetë të cilët e kanë ngitur dorën për ta votuar Zajednicën, Gjykatën Sepciale dhe kanë amnistruar kriminelet serbë’’, deklaroi Kryeziu./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →