Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KS i OKB-së debaton nesër për Kosovën

nga RTV2116 dhjetor 2018

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë nesër për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kërkesë të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq pritet të flasin në seancë, e cila do të jetë e hapur për media dhe fillon në ora 21.00.

Thaçi sot para nisjes për në Nju Jork deklaroi se pavarësisht diskutimit në KS të OKB-së, transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pakthyeshëm. “Nëse Serbia është e shqetësuar nga krijimi i ushtrisë sonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt”, tha Thaçi.

Ai tha se duke formuar ushtrinë dhe duke arritur një konsensus të gjerë politik dhe civil mbi dialogun me Serbinë, Kosova kishte arritur “sukses të jashtëzakonshëm” në ditët e fundit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të premten miratoi ligje me të cilat FSK-ja transformohet në Ushtri të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →