Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 09:00 është 1,11%

nga Gentrita Xhemajli11 janar 2026
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 09:00 është 1,11%

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan se deri në ora 09:00, jehona e votuesve në katër komuna ku ka zgjedhje të përsëritura lokal, është 1,11%, përcjell TV21. Në Vrapçisht kanë votuar 272 votues, ose %. Në Gostivar kanë votuar 0,93%, respektivisht të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 651 votues. Mavrovë Rostushë 2,89%, ose 306 votues. Në Qendër Zhupë, 0,75%, ose kanë votuar 57 votues.

“Në vendvotimin 0571 në Qendër Zhupë, ku pati ngecje të hapejs së votimit dhe fillimit të procesit të votimit rreth 40 minuta. Në komunën e Gostivarit, në vendvotimin 503, 512, 513,529, 533, gjithashtu pati vonesa gjatë hapjes së votimit. Kuptohet sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, në qoftë se vonesa është më pak se një orë, atëherë në këto vendvotime nuk do të vazhdohet votimi, por do të mbyllet në ora 19. Në vendvotimin 782 në Qafkë nuk është hapur vendvotimi dhe do të presim nëse hapet brenda kohës, nëse nuk hapet ky vendvotim 3 orë pas hapjes së rregullt të vendvotimeve në ora 7, në këtë vendvotim nuk do të zhvillohet votim ditën e sotme. Gjithashtu në vendvotimin 0478 në Stençe dhe 0496 në Rostushë, në komunën e Mavrovë dhe Rostushë ka pasur ngecje, konkretisht ka pasur vonesë, që nuk është më tepër se tre orë, por këtu votimi vazhdon sipas rregullave”, tha mes tjerash Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ.

Sot do të votohet në gjithsej 215 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 128.286 votues./tv21.tv

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →