Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kthehet në rigjykim çështja kundër të akuzuarve për falsifikim të dokumenteve

nga Venera Grabanica20 shkurt 2019

Gjykata e Apelit ka anuluar çështjen e tre të akuzuarve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që çështja e të akuzuarve F.T., S.T. dhe G.Sh. për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është anuluar dhe çështja penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 20.11.2018,  për pjesën dënuese dhe liruese, për tre të akuzuarit, e që përfshinë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit ne vazhdim”, “Falsifikimi i dokumenteve” “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare, apo shkresave zyrtare” dhe  “Ushtrimi i ndikimit në ndihmë”,  është anuluar dhe çështja penale, i kthehet gjykatës se shkalles së parë në rigjykim dhe vendim.

Ndërsa sa i përket pjesës refuzuese që ka të bëjë vetëm  më veprën penale “Mbajtja në pronësi në kontrolle apo posedim të paautorizuar të armëve”  për të akuzuarin F.T., aktgjykimi është vërtetuar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →