Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin me Maqedoninë

nga Venera Grabanica12 korrik 2025
Kthehet përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufirin me Maqedoninë

Për shkak të problemeve me sistemin e Policisë në Maqedoninë e Veriut, është rikthyer përkohësisht kontrolli i dyfishtë në kufi.

Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së sistemit, veturat që hyjnë në Maqedoninë e Veriut po regjistrohen mekanikisht dhe se si pasojë ka kolona të gjata të shkaktuara.

“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj. Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë! Ka kolona të gjata  në territorin e RMV-së. Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →