Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ku do të angazhohet Arben Vitia?, tregon kryeministri

nga B.K16 nëntor 2021


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me angazhimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili humbi garën.
Kurti ka thënë se Vitia është kryetar i Qendrës së VV-së në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes.
Kryeministri ka theksuar se Vitia ka qenë person tejet i njohur në publik edhe para pozitës së tij si ministër i Shëndetësisë.
“Se cilat do të jenë angazhimet e tij në të ardhmen unë nuk mendojë që ka ndonjë nxitim që të vendosim tani,  kjo bëhet edhe sipas planeve që ka vetë ai”, ka thënë Kurti në konferencë për media.
Rifat Latifi ka marrë udhëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë pasi u largua Arben Vitia, i cili ishte në garë për kryetar të Prishtinës, por nuk fitoi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →