Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kuka: Kosova po bëhet dita ditës më e madhe nëpër botë

nga Venera Grabanica30 qershor 2022

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, pas sukseve të xhudistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 ka thënë se “Kosova po bëhet dita ditës më e madhe nëpër Botë”.

“Plus dy copa! Një e artë një e bronztë …Laura konfirmoj që po rritet drejt majave Botërore. Akili ju rikthehet medaljeve i bronztë me shkëlqim ari. Arber Kullashi pati garën e parë serioze për të rritur,duhet ende punë deri te medaljet”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon ta bëjë Kosovën krenare anë e mbanë botës, ku sot iu shtuan edhe dy medalje të tjera në sukseset e arritura.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti në finale xhudisten spanjolle Cristina Cabana Perez, kështu duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Në anën tjetër, Akil Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë, ku edhe e fitoi atë kundër xhudistit italian, Manuel Lombardo./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →