Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kuka lufton për të bronztën në Grand Prix Taxhikistan

nga B G3 qershor 2023
Kuka lufton për të bronztën në Grand Prix Taxhikistan

Xhudistja  nga Kosova, Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Prix Dushanbe që po zhvillohet në Taxhikistan.

Kuka raundin e parë e nisi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes, raporton KosovaPress.

Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanezja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Kuka e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse tani do të luftojë për të bronztën në kategorinë deri në 70 kilogramë me britanezen Katie-Jemina Yeats-Brown.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →