Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kuka për Evropianin që u mbajt në Prishtinë: Kjo është fitorja më e madhe e Kosovës

nga B G20 dhjetor 2023
Kuka për Evropianin që u mbajt në Prishtinë: Kjo është fitorja më e madhe e Kosovës

Më 16 dhjetor për herë të parë në Kosovë u organizua një Kampionat Evropian i xhudos, i cili në fund u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, me plot katër medalje nga katër xhudistët që përfaqësuan vendin tonë.

Akil Gjakova u stolis me medaljen e artë, kurse Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën medalje të bronztë.

Reagimet ishin të shumta nga shumë personalitete vendore, e ato nuk munguan as nga trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka.

Kuka ka reaguar sërish, ku në “Facebook” ndër të tjera shkroi se ky Evropian në Prishtinë ishte fitorja më e madhe e Kosovës.

“Publiku në sallë i shkëlqyeshëm, mikpritja shqiptare për sportistë e zyrtar nga shtetet pjesëmarrëse në çdo cep të vendit ishte e mrekullueshme. Shumë prej tyre janë ardhur duke menduar që vendi ynë po vend numëron me zhvillim por janë kthyer me përshtypjet më të mira! E kësaj radhe kjo është fitorja më e madhe e Kosovës!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →