Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kuleba këshillon negociatorët të mos hanë e pinë në takimin me homologët rusë

nga Xh.D29 mars 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar zyrtarët të mos hanë e pinë në takimin me Rusinë për bisedimet e paqes.
Rusia e Ukraina sot zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve në Stamboll të Turqisë.
“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën ruse të mos hajë apo pijë asgjë. Mundësisht shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje”, ka thënë ai.
Ndryshe, delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll.
Delegacioni kryesohet nga ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov si dhe Mikhail Podolyak, kreu i zyrës së presidentit.
Grupi ka thënë se përparësia e tyre kryesore është sigurimi i një armëpushimi, megjithëse ka skepticizëm nëse kjo ka të ngjarë, transmeton rtv21.tv.
Bisedimet ballë për ballë, të parat në më shumë se dy javë, do të priten nga presidenti turk, Reccep Tajip Erdogan.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →