Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kulla Eifel rihapet pas grevës gjashtëditore

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2024
Kulla Eifel rihapet pas grevës gjashtëditore

Kulla e Eifel në Paris është rihapur të dielën pas një mbyllje gjashtëditore shkaku i grevës së punonjësve.

Punonjësit kanë kërkuar mirëmbajtje më të mirë të monumentit historik, tek i cili kanë nisur të shfaqen gjurmë ndryshku, dhe po ashtu rritje të pagave.

Operatori i Kullës së gjatë 330 metra tha në një deklaratë se u arrit marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pasi premtojë se do të ndajë “një investim ambicioz prej 380 milionë euro deri në vitin 2031” për punët e renovimit.

Javën e ardhshme, po ashtu pritet të nisin negociatat për paga dhe pritet të përfundohen muajin e ardhshëm.

Kulla Eifel u mbyll për herë të fundit më 27 dhjetor, ndërsa punëtorët nisën një protestë – përsëri për menaxhimin e saj – për të shënuar njëqindvjetorin e vdekjes së krijuesit të kullës, Gustave Eiffel.

Eiffel, një inxhinier civil, e bëri emrin e tij duke ndërtuar ura dhe rrugëkalime për rrjetin hekurudhor francez. Megjithatë, ai ishte më i njohur për kullën, e cila ishte projektuar për të treguar aftësitë moderne industriale të Francës në një skenë botërore, si pjesa qendrore e Ekspozitës së Parisit 1889, ose panairit botëror.

E ndërtuar në pak më shumë se dy vjet, ajo ishte në atë kohë ndërtesa më e lartë në botë dhe shpejt u bë një imazh përcaktues i kryeqytetit francez./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →