Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kupa e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje

nga Kaltrina Berila16 mars 2022

Kupa e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.
Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku më interesantja do të jetë ajo mes Ballkanit dhe kampionit të Superligës, Prishtinës.
Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes kampionit aktual të kësaj gare Llapit dhe skuadrës së Gjilanit.
Po ashtu, sot ishte paraparë të zhvillohet edhe ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe skuadrës së KEK-ut, por që ndeshja është shtyrë për nesër, ku do të fillojë nga ora 13:00.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drita – KF Ulpiana
13:00 FC Ballkani – Prishtina
13:00 KF Llapi – Gjilani./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →