Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak pret marrëveshje Kosovë-Serbi brenda mandatit të Kurtit e Osmanit

nga Venera Grabanica2 mars 2021

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë ka thënë se çështja e kohës së përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk i takon BE-së. Sipas tij, çështja e kohës së dialogut është mes Kosovës e Serbisë dy vendet duhet të caktojnë sa shpejt.

“Duhet t’ju them se sa më shpejtë që Kosova e Serbia të jenë të gatshme, ky proces mund të përfundojë për disa muaj, por s’është çështje vitesh.Nëse duan takime mujore, apo javore. S’do të ketë edhe shumë vjet e kohë nëse ka përkushtim”, ka thënë Lajçak sot pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin.

Në konferencën e përbashkët me Osmanin, Lajçaku ka deklaruar se është optimist që procesi i dialogut të përmbyllet gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →