RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kur pritet normalizimi me pajisjen e letërnjoftimeve?

nga Venera Grabanica25 nëntor 2021

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla në seancën e sotme plenare ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të kenë furnizime të reja për letërnjoftim.
Prandaj, ai nuk parasheh ndonjë problem lidhur me pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim.
“Aktualisht në ARC ka rreth 70 mijë e 80 aplikime për aplikime ndërsa në stok gjenden 57 mijë[…]Në baza ditore ARC personalizon 3 mijë letërnjoftime dhe ne parashikojmë që deri në fund të këtij viti të normalizojmë pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Në fund të këtij viti ne do të kemi edhe furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen me letërnjoftime për qytetarët tanë“, tha ai

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →