Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kur pritet të ketë rritje të temperaturave në Kosovë?

nga B.K19 mars 2022


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se temperaturat në ditët e ardhshme në vend do të vazhdojnë të mbesin të ulëta, si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.
“Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”, ka njoftuar IHMK.
Tutje, në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Nesër temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →