RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurteshi i reagon Hasanit: Inatet po i shndërron në norma ligjore

nga R6 shtator 2023
Kurteshi i reagon Hasanit: Inatet po i shndërron në norma ligjore

Përfaqësuesi e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, i ka reaguar ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili ka thënë se udhëzimi administrativ i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për largimin e kryetarëve të komunave veriore nga funksioni, “është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Kurteshi, në një intervistë për RTV21, e akuzoi Hasanin se inatet po i shndërron në norma ligjore.

“Vetëm mospërmbajtja e inateve, qofshin politike, qofshin personale, duke i shndërru në norma ligjore, duke tregu ai se kjo është kundër-Kushtetuese dhe kundër ligjore. Kjo tregon nivelin dhe inatet politike te njerëzve që e kanë udhëhequr Gjykatën Kushtetuese:, tha Kurteshi për RTV21.

Tutje në intervistë, Kurteshi në formë ironike i propozoi Hasanit që këtë udhëzim ta dërgojë në Kushtetutese, “se e kanë ba si xhoker”.

“Unë i preferoj zoti Hasanit ta merr për detyrë që ta dërgojë në Gjykate Kushtetuese, përmes personave të autorizuar këtë tekst. Vetëm se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Enver Hasani nuk din me shkru shqip, edhe me formulu ni tekst qysh ishte në këtë udhëzim administrativ. Le të shkon Enver Hasani me opozitën, le ta rregullojnë, ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, se e kane ba si xhoker”, deklaroi Kurteshi. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →