Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: 654 milionë euro komunave për vitin 2023

nga RTV2124 shtator 2022

654 milionë euro do të jepen për Komunat në vitin 2023, bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në takimin me kryetarët e Komunave që u mbajt në Pejë.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu kërkoi ndërhyrjen e Qeverisë për kompletimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që sipas tij , ka bllokuar mbi një vit projektet kapitale.
Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se me buxhetin e vitit 2023 do të ketë rritje e buxhetit për komuna 15 për qind, krahasuar me vitin 2022.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje për 15% të buxhetit për komuna në raport me vitin 2022, do të jenë 654 milionë që do t’i ndahen komunave, kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu tha se moskompletimi për një kohë i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave në projekte të ndryshme kapitale. Kërkoi ndërhyrjen e Qeverisë në këtë proces, teksa shtoi se komunat kanë nevojë për rishikim të buxhetit.
” Është urgjente nevoja për ndërhyrje në këtë segment pa çka do të krijohen pasoja të renda për ekonominë, duke lënë përgjysmë apo të pa filluara qindra projekte anë e mbanë vendit e që detyrimisht rëndon jetën e qytetarëve tani. Komunat kanë pasur dhe kanë nevojë për rishikim të buxheteve e cila viteve të fundit nuk ka ndodhur. Komunat kanë insistuar të dinë shkaqet që kanë quar në ndërprerjen dhe anulimin e disa prej projekteve që kanë qenë të nënshkruara dhe të zotuara nga autoritetet qendrore dhe lokale…Komunat kanë kërkuar ndihmë për kostot që po prekin buxhetet komunale si pasojë e kontratës kolektive”, ka shtuar Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
.
Ministri i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se gjatë vizitave tyre në terren kanë vërejtur ngadalësim të zbatimit të projekteve.
“Dinamika e implementimi të projekteve kapitale për vitin 2021 dhe nga vizitat tona të rregullat në terren për grandet që mbulohen nga Ministria e Administrimit, kemi evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve. Aktualisht flasim vetëm për 10.2% të realizimit të gjithë këtyre projekteve kapitale dhe nga këto vizita që po i kemi në terren me kryetarët e komunave, po i vërejmë që mund të bëhet më shumë edhe nga kryetarët e komunave, në mënyrë që të bëjnë presion te operatorët dhe këto projekte të përfundojnë për shkak se ju e dini rrezikun që mjetet do të kthehen mbrapa”, ka thene  Elbert Krasniqi, ministër i administrimit të Pushtetit Lokal.
Takimi midis kryeministrit Kurti dhe kryetarëve të komunave, qe u mbajt sot në Pejë, vazhdoi pa praninë e mediave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →