Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

nga B.K31 janar 2020

Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë!”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe pranë bustit të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.

“Zahir Pajaziti ishte njeri i vullnetit dhe i aksionit, patriot i paepur e i pashoq, fliste pak e bënte shumë. Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies për t’ia përkujtuar vetes si nisi çlirimi dhe cilët janë heronjtë tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

23-vjetori i rënies heroike të luftëtarëve të parë për liri Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Orllanin e gjen te stolisur me flamuj kombëtar përgjatë rrugës kryesore deri te kulla e Zahir Pajazitit. OJQ “SDK” në bashkëpunim me banorët e Orllanit, për nder të 31 janarit, sot organizon edhe aktivitetin e dhurimit të gjakut në kullën e Zahir Pajazitit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →