Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Brezat e tjerë të veprimtarëve do të frymëzohen nga vepra e Bahri Fazliut

nga Kaltrina Berila7 maj 2021

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 23- vjetorin e rënies heroike të tij.

“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës, që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vinte në fund të viteve të ’90-ta. Ishte njeri i pasionuar për dije dhe liri. Ai lexonte, shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërsa kujtimi për të i pashlyeshëm”, tha Kurti.

Kryeministri tha se Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe padyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen për jetë e mot nga jeta dhe vepra e tij./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →