Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për buxhetin e vitit 2024
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro
“Menaxhuam pandeminë, tejkaluam krizën energjetike dhe ndihmuam qytetarët për t’u përballur me inflacionin. Jo vetëm qe menaxhuam këto kriza me sukses, por arritem edhe të rrisim ekonominë dhe vendet e punës si asnjëherë më parë. Për këta 31 muaj të mandatit tonë, ekonomisë sonë ju shtua 60 mijë vende të punës, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja në moshën 25 vjeçare. Kjo si rezultat i politikave e masave të suksesshme”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati para kabinetit qeveritar ka deklaruar se pavarësisht sfidave globale Qeveria e Kosovës përmes politikave të ndryshme ka mundësuar zgjerimin e ekonomisë.
Murati ka deklaruar se sipas vlerësimit rritja ekonomike për vitin 2023 pritet të përmbyllet me 4% në terma real 9.6% të terma nominal.










