Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti: Çdo vajzë e grua ka të drejtë të jetojë pa dhunë

nga Venera Grabanica29 nëntor 2023
​Kurti: Çdo vajzë e grua ka të drejtë të jetojë pa dhunë

Kështu u tha sot në lansimin e “Programit kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave”, si pjesë e kampanjës së 16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës.

Kryeministri Albin Kurti tha se po punojnë në përmirësimin e kornizës ligjore për gratë dhe vajzat që janë cak i dhunës. Ai shtoi se krahas rehabilitimit psiko-social synimi i qeverisë është krijimi i një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat e dhunës.

Kurti tha se çdo vajzë e grua ka të drejtë të jetojë pa dhunë dhe pa u ndjerë e kërcënuar, derisa shtoi se kjo hyn në angazhimin e qeverisë dhe se këtë qëllim e kanë edhe në kushtetutë dhe ligje.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se programi i lansuar sot ka për qëllim të ndryshojë sjelljet e dhunshme të kryerësve të dhunës ndaj grave dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat.

Shefi i Zyrës në Këshillin e Evropës në Prishtinë, Frank Power potencoi se Konventa e Stambollit  për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave përcakton parimet kryesore që shtetet duhet të ndjekin në luftimin e dhunës ndaj grave.

Prezantimin e “Programit kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave” e bëri  konsulentja vendore e Këshillit të Evropës, Adelina Badivuku Toplica. Ajo tha se ky program është i ndërtuar mbi parimet e ndërhyrjes strategjike dhe rehabilitimit psiko-social për ata që kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Ndryshe, sot, janë ndarë 15 certifikata për gjeneratën e parë të trajnerëve të programit për kryerësit e dhunës ndaj grave, të cilët Ministria e Drejtësisë i ka trajnuar gjatë muajit tetor. Këta të fundit janë pjesë e qendrave të Shërbimeve Korrektuese, Sprovuese, Forenzikës Psikiatrike dhe sektorit jo qeveritar nga fushat e ndryshme.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →